Myslim Murrizi

Myslim Murrizi zbulon kërkesën që i bëri Berisha: – Më mori mbrëmë natën në telefon dhe.. do të jem në Kuvendin e 30 Prillit.

28 PRILL 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka telefonuar mbrëmjen e së mërkurës në telefon ish-deputetin Myslim Murrizi dhe i ka kërkuar rikthimin në PD. Këtë e konfirmoi vetë Murrizi në një intervistë për emisionin Zona Zero në Top News, duke zbardhur dhe telerfonatën me Berishën.

Lidhur me ftesën me Berishën për rikthimet në PD, Murrizi tha se ai, ndryshe nga Topalli apo Imami, është i përjashtuar nga PD, ndërsa ata nuk janë të përjashtuar.

“Unë jam i përjashtuar nga PD, kurse Topalli, Patozi, Imami nuk janë të përjashtuar nga PD, por janë larguar. Gaz Bardhi kërkonte 27 vota pro përjashtimit tim, pra të gjithë, edhe pse dy vetë kanë qenë kundër përjashtimit tim. Unë do të jem në Kuvendin e 30 Prillit. Sali Berisha më telefonoi mbrëmë dhe më kërkoi rikthimin, më tha je i mirëpritur në PD. Unë iu përgjigja pozitivisht, do të jem në Kuvendin e 30 Prillit.

Unë nuk i kam shitur aksionet e mia tek PD, m’i kanë grabitur.

Kam një kontribut nga data 8 Dhjetor i 90 në PD. Dy herë që kam qenë deputet, kam qenë në opozitë. Ndoshta jam i destinuar të jem deputet gjithmon që është PD në opozitë, kur të jetë në pushtet ndoshta do jem në rrugën time.

E kam pyetur një herë Berishën dhe do e pyes prapë, se kush ia solli Bashën në PD, ndoshta e tregon pas 30 Prillit.” tha Murrizi për Zona Zero në Top News.

Gazeta Shqip