Ukraina sulmon me raketa qytetet ruse

Kjo nuk pritej! – Ukraina i kundërpërgjigjet me raketa Rusisë

28 PRILL 2022

Armët dhe ndihmat europian e kanë forcuar shumë Ukrainën, e cila po ia del më së miri të përballojë ushtrinë ruse.

Por ukrainasit nuk janë mjaftuar me kaq, pasi jo vetëm që po mbrojnë territorin e tyre, por kanë vendosur t’i kundërpërgjigen Rusisë me të njëjtën monedhë, duke sulmuar me raketa qytetet ruse.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen raketat ukrainase që fluturojnë mbi qiellin rus, të cilat janë pikasur nga sistemi i mbrojtjes ajrore. Ky sulm pritet që t’i tensionojë edhe më shumë tensionet mes dy vendeve, me paqen që duket e largët për t’u arritur.

Gazeta Sot