Sajmir Vishaj

Sajmir Vishaj: –  Në Shkollën e Magjistraturës janë futur fëmijë të anëtarëve të grupeve kriminale, që janë të dënuar për trafik droge, vrasje apo edhe akuza të tjera të rënda.

28 Prill 2022

Avokati Sajmir Vishaj është shprehur se në Shkollën e Magjistraturës janë futur fëmijë të anëtarëve të grupeve kriminale, që janë të dënuar për trafik droge, vrasje apo edhe akuza të tjera të rënda.

I ftuar në një emision televiziv, Vishaj tha se nuk mungojnë as ata që janë fëmijë të gjyqtarëve apo prokurorëve, por nuk përjashtohen as ata që vijnë me listë nga administrata.

“Në shkollën e magjistraturës kemi fëmijë të grupeve të strukturuara kriminale. Kjo është skandal. Në kuptimin shkollës, janë ata që na bënë reformën e drejtësisë. Kanë pasur baballarët, trafikantë droge, vrasës, apo për akuza të tjera të rënda. Ne nuk e kemi një sitë kontrolli”, tha Vishaj.