“E pabesueshme çfarë po ndodh”, gazetari gjerman reagon pas thirrjes së Desada Metajt në polici

14 DHJETOR 2020

Gazetari gjerman i “Bild” Peter Tiede pasi publikoi përgjimet për zgjedhjet në Dibër, këtë herë akuzon kryeministrin Rama se po kërcënon shtypin e lirë duke shtuar se kjo gjë i ka ndodhur dhe atij personalisht.

Ai ka reaguar ashpër pas lajmit që dha vetë gazetarja Desada Metaj për thirrjen e saj në polici.

“E pabesueshme se çfarë po ndodh përsëri në Shqipëri: Sot policia hyri në banesën e gazetares Desada Metaj. Prej ditësh ka pasur protesta për vrasjen e një 25-vjeçari nga oficeri i policisë. U qëllua nga prapa sepse ai shkeli urdhrat e COVID dhe doli nga shtëpia pas bllokimit…

Tani kolegia e njohur shqiptare që komentoi ngjarjet është akuzuar për thirrjen e protestave dhe organizimin e tyre. Ky është një rast i ri i paaftësisë dhe kërcënimeve ndaj shtypit të lirë nga administrata e Edi Ramës, duke intimiduar dhe paditur rregullisht gazetarët. Të dyja më kanë ndodhur personalisht. Por kolegët në vend po kalojnë më shumë vështirësi”, deklaron Tiede.

Gazeta Sot