Sonte protesta e gjashtë.  Nis grumbullimi i të rinjve në sheshin Skënderbej, disa prej tyre mbajnë pankarta.

14 dhjetor 2020

 Sot pritet që për të gjashtën ditë radhazi të mblidhen qytetarët për të protestuar për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, nga posti i Ministrit të Brendshëm, tashmë ata kërkojnë edhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

ORA 18:40 – Ka nisur grumbullimi i të rinjve në sheshin Skdënderbej, të cilët në disa prononcime për mediat kanë kërkuar largimin e menjëhershme të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Dia prej tyre mbajnë pankarta në duar.

Te rinjte te sheshi Skenderbej, situata te Kryeministria dhe Ministria e Brendshme

Ende situata paraqitet e qetë, ndërsa forcat e rendit kanë marrë masat dhe janë vendosur në vende të ndryshme.

Policia që është vendosur në sheshin Skënderbej po bën verifikimin  e të rinjve që hyjnë në shesh, ndërsa është shprehur e vendosur që do të zbatohen masat anti COVID dhe nuk do të lejohet asnjë grumbullim.

Gjithashtu mësohet se pak para nisjes së protestës, e cila është lajmëruar nga faqet me influencë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama është larguar nga Kryeministria.

Gazeta Panorama