Dvorani ikën nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Iken Dvorani. KLGJ e shkarkoi nga Gjykata e Lartë.

11 Qershor 2020

Me 6 vota pro dhe 3 kundër, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpalli sot mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Për rrjedhojë, Dvorani ikën nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ndërkohë atij i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit.

Pas shkarkimit, Ardian Dvorani është shprehur se kjo është një gafë e paimagjinueshme.

“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj.”-thotë ai për mdiat.

Ky vendim vjen pak ditë pasi, Komisioni i Venecias jo vetëm i dha plotësisht të drejtë Presidentit Meta në përplasjen me Dvoranin, por edhe kritikoi zbatimin e deri tanishëm të Reformës në Drejtësi dhe në veçanti veprimet e KED-it.

Gazeta Sot