Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth feston 99-vjetorin, ja imazhet e rralla që u bënë publike

10 Qershor 2020

Duka i Edinburgh feston 99-vjetorin e lindjes. Profili zyrtar i familjes mbretërore e ka uruar Princ Philip me një foto të re. Në foton e pa publikuar më parë shfaqet Mbretëresha Elizabeth dhe duka.

“Kjo foto e re e dukës dhe mbretëreshës është shkrepur javën e kaluar në pallatin mbretëror”, shkruan pallati duke hedhur poshtë edhe dyshimet mbi fjalët që dolën gjatë izolimit se duka nuk ishte mirë dhe madje edhe se ishte ndarë nga jeta, por po e mbanin të fshehtë.

Nga ana tjetër duka dhe dukesha e Cambridge, William dhe Kate Middleton, e kanë uruar Princin Philip me një foto të “Instagram”.

Ndërkohë “Daily Mail” ka publikuar disa fotografi shumë të rralla të Dukës së Edinburgh, që kur ai ishte i ri e deri në ditët e sotme.

Gazeta SHQIP