 
			Dokumentar: SHENJTI KRYEPRERË – GJON VLADIMIRI

Historia e shkurtër e jetës së tij dhe gjithçka që ndodhi më pas, shenjtërimin, endjen e eshtrave të tij
|  | 
| Ne interviste Melsi Labi | 
nga Kraja në Durrës e deri në varrosjen përfundimtare në Manastirin e Shijonit pranë Elbasanit, të cilin princi Karl Topia e ngriti për nder të këtij shenjtori.
“Po kush ishte Gjon Vladimiri? Në histori, Gjon Vladimiri njihet si princi i shekullin XI në krahinës së Krajës pranë Ulqinit dhe po aq afër Shkodrës. E gjithë krahina ka qenë dhe është e banuar nga popullsi iliro-shqiptare. Ai u lind në fshatin Vladimir të Krajës e cila sot administrativisht bën pjesë në Malin e Zi. Babai i tij, Nemani, ka qenë mbret i
|  | 
| Ne interviste Reshat Gega | 
Ilirisë, Malit të Zi, Dalmacisë, Bosnjës dhe i disa krahinave të Greqisë deri afër Prevezës. Nëna, Ana Romea kishte gjithashtu origjinë mbretërore nga fiset e Tribalëve të Arbërisë. Thënë shkurt: një princ që i përkiste Ilirisë.
Këtu historia merr një tjetër rrjedhë. Samueli kishte një vajzë, të quajtur Kozara, e cila vizitonte
|  | 
| Ne interviste Dorian Koci | 
vazhdimisht burgjet, u lante këmbët të burgosurve e u jepte ngushëllim. Aty ajo njohu Gjon Vladimirin me të cilin u dashurua. Kozara i kërkoi të atit të martohej me princin e burgosur. Dikur Cari e pranoi kërkesën e së bijës. Me synimin për ta pasur aleat ai i dha Gjon Vladimirit si prikë, sundimin mbi ish-principatën e tij, por dhe i dhuroi disa toka nga territori i Shqipërisë së asaj kohe.
 Si historia, ashtu edhe legjenda thonë se ai e ftoi Gjonin për një vizitë në oborrin e tij në Ohër dhe pas një kurthi, tentoi t’í priste kokën me shpatë. Por meqenëse një gjë e tillë nuk funksionoi, Gjon
Si historia, ashtu edhe legjenda thonë se ai e ftoi Gjonin për një vizitë në oborrin e tij në Ohër dhe pas një kurthi, tentoi t’í priste kokën me shpatë. Por meqenëse një gjë e tillë nuk funksionoi, Gjon
Vladimiri i dha shpatën e tij me qëllim që kunati i pabesë ta çonte deri në fund mëkatin e tij të madh. E megjithëse koka iu pre, legjenda thotë se, të gjithë të pranishmit e panë të gjallë të merrte
 Qe pikërisht kryengritja kundër bullgarëve, martirizimi i Gjon Vladimirit, e cila bëri që shqiptarët në Krajë, në Ulqin e më gjerë ta cilësonin princin Gjon një martir për lirinë e tyre. Por Gjon Vladimiri ishte dhe një princ që me ndikimin e tij përhapi frymën ortodokse pikërisht në ato vite të trazuara përplasjesh mes Romës dhe Konstandinopojës, gjë që u reflektua me ndarjen e dy kishave pak kohë më vonë, pikërisht në vitin 1054. Qenë shqiptarët të cilët pa asnjë akt zyrtar kanunizues e shpallën Gjon Vladimirin një shenjtor të madh.
Qe pikërisht kryengritja kundër bullgarëve, martirizimi i Gjon Vladimirit, e cila bëri që shqiptarët në Krajë, në Ulqin e më gjerë ta cilësonin princin Gjon një martir për lirinë e tyre. Por Gjon Vladimiri ishte dhe një princ që me ndikimin e tij përhapi frymën ortodokse pikërisht në ato vite të trazuara përplasjesh mes Romës dhe Konstandinopojës, gjë që u reflektua me ndarjen e dy kishave pak kohë më vonë, pikërisht në vitin 1054. Qenë shqiptarët të cilët pa asnjë akt zyrtar kanunizues e shpallën Gjon Vladimirin një shenjtor të madh.Në studimin e tij albanologu i njohur Milan Shuflai shkruan se kulti
|  | 
| Kisha e Virgjereshes Mari, Kraje | 
i Gjon Vladimirit përbën një nga legjendat më të mëdha dhe më të rëndësishme të krishtera për gjithë Ballkanin. Ky kult ka lëvizur vetëm në qarkun etnik shqiptar, brenda për brenda mjedisit shqiptar e megjithatë është nderuar edhe nga sllavët e Jugut.”
Producent FERDINAND SULAJ Skenari LEONARD VEIZI Kamera EDMOND MUKAJ Montazhi ERVIN ÇOBAJ Miksazhi ERMAL BARDHI Narrator REDVIS MAZI Konsulent DORIAN KOÇI Realizimi KLITON NESTUR
Falenderojmë: MELSI LABI, RESHAT GEGA, DORIAN KOÇI, At IRINE GEGA, ERMAL BAZE, ERILDA SELAJ, ANDREA LLUKANI, SPARTAK PAJA

 
 