• Kultura
    • Trashegimi Kulturore
  • Blogu i Udhëtarit
  • Politika
  • Shoqerore
  • Arte
  • Histori
  • Njoftime Shtypi
June 30, 2025
  • Lajmet
  • Chat #Shqiperia
  • Forumi Shqiptar
  • Kontakto
Menu Close
  • Lajmet
  • Chat #Shqiperia
  • Forumi Shqiptar
  • Kontakto
  • Kultura
    • Trashegimi Kulturore
  • Blogu i Udhëtarit
  • Politika
  • Shoqerore
  • Arte
  • Histori
  • Njoftime Shtypi

Shqiperia.com

Shqiperia.com

Blogu i ShqiperiaCom

  • Kultura
    • Trashegimi Kulturore
  • Blogu i Udhëtarit
  • Politika
  • Shoqerore
  • Arte
  • Histori
  • Njoftime Shtypi

Mumtas Dhrami, dalta qe gdhendi historinë e Kombit

NextSkenderbeu ne nje pikture 200 vjecare
  • Menu
  • Menu

Mumtas Dhrami, dalta qe gdhendi historinë e Kombit

Arte

Mumtas Dhrami, dalta qe gdhendi historinë e Kombit

Kurt Farka on January 15, 2018
Nga: Engjëll Serjani

Skulptori i Popullit Mumtaz Dhrami, është konsideruar nga analistë të artit, kulturës dhe historisë si dalta që gdhendi historinë e kombit shqiptar.

Dhrami si skulptor monumentalis, është padyshim një shembull i jashtëzakonshëm energjie krijuese. Në veprat e tij të panumërta monumentale më së shumti shfaqet si autor, por edhe si bashkautor.

Dhrami njihet dhe pranohet si një skulptor me një galeri të pamatë personazhesh të historisë dhe kulturës kombëtare.

Me artin e tij orgjinal ai i dha Shqipërisë së varfër një varg monumentesh që cilësohen si vepra epokale. Janë me dhjetra kompozimet, basoreliefevet, bustet, medalionet dhe portretet e njerzve të thjeshtë.
Dalta e tij e artë ka gëdhëndur vepra monumentale si: Monumenti i Pavarësisë në Vlorë, Nënë Shqipëri, Monumentin  Ali Pashë Tepelenës, Shtatorjen e Adem Jasharit, etj.
Artisti Dhrami është autor i kompozimit në Fasadën e Kryeministrisë, Shtatores së Naim Frashërit, Monumentit të Urës së Drashovicës, Kompozimit Lart Frymën Revolucionare.
Në krijimtarinë e tij më të mirë përfshihen shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mirush Kutelit në Pogradec, Monumenti i Enver Hoxhës në Gjirokastër, Shkurte Vatë në Lushnje.
Mumtas Rustem Dhrami lindi në Palorto të Gjirokastrës në 10 Nëntor 1936.
Rrjedh nga familja Dhrami nga babai dhe Dalipajt nga nëna. Dy nga fiset e vjetrat dhe më të njohurat në Gjirokastër. Asisi, gjyshi nga babai kishte jetuar për shumë vite në Selanik.
Në vitet që pasuan vitin 1012 të Shpalljes së Pavarësisë, familja kthehet dhe vendoset në Palorto të Gjirokastrës.
Kur Rustemi u rrit, ai martohet me Vasfie Dalipin, e motra e mësuesit dhe patriotit gjirokastrit Sami Dalipi. Kronika familjare e Dalipajve përfshi emra të nderuar dhe respektuar.
Personalitete me kontribute si Selfo, Sami, Dalip, Asllan, Haxhi e Muho Dalipi, janë emra të respektuar në katër-pesë breza nga ky fis në Gjirokastër.
Prej Dalipajve është edhe kushëriri i Mumtasit, kompozitori dhe etnomuzikologu i njohur, Haxhi Dalipi, “Artisti i Merituar” që ishte një nga korifenjtë e muzikës shqiptare.
Babai Rustem Dhrami, ka qënë një këpucar i njohur në Gjirokastër.
Pas çlirimit babai mbaroi një kurs artizanati për këpucar në Elbasan. Bashkë me ustallarët Sulo Çuberin, Hajro Bizbikun, Stefanin nga Dropulli dhe Ramon nga Dunavati hapën dyqanet e para të këpucëve në Pazar.
Rustemi ishte inisiatori i parë i ngritjes se Kooperativës së Këpucarëve dhe u zgjodh drejtori i parë i saj.
Në vitin 1953, Rustemi dhe Vasfia vendosen familjarisht në Tiranë.
Mumtasi përfudoi Liceun Artistik “Jordan Misja”, me pedagogë si Odhise Paskali, Janaq Paço, Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Kel Kodheli, Andrea Mano e të tjerë.
Më pas ndoqi studimet e larta për skulpturë monumentale në Leningrad, Shën Petërburgu i sotëm.

Skulptori i Popullit Mumtaz Dhrami shumë shpejt shfaqi aftësi krijuse të jashtëzakonshme.

Ai ishte bashkohës me skulptorët e së njëjtës gjeneratë krijuese: Kristaq Rama, Stefan Papamihali, Shaban Hadëri, Ksenofon Kostaqi, Naxhi Bakalli dhe Hektor Dule.
Ata krijuan jo vetëm një epokë me vepra të mëdha për kombin, por themeluan një shkollë të re të arteve figurative tërësisht shqiptare. Roli i tyre nuk qe vetëm në aspektin personal.
Mumtazi është i martuar dhe bashkëshortja e tij është piktorja Lumturi Dhrami (Shehu). Basjkëshorortja vjen nga një familje me orgjinë nga Leskoviku, por vetë ka lindur në Tropojë.

Muntazi dhe Lumturia ishin të fejuar qysh në vitet kur studionin për artet figurative, njeri në Leningrad në Rusi dhe tjetra në Varshavë në Poloni.

Lumturia ka qënë grafistja e parë me shkollë në Shqipëri. Në përfundim të studimeve 5-vjeçare në Varshavë, ajo mbrojti në Tiranë diplomën me cikëlin e grafikave “Gjirokastra”.
Çifti Mumtas dhe Lumturi Dhrami kanë dy fëmijë. Mirelën, piktore që punon dhe jeton në Paris dhe Rolandin që studio për filologji dhe jeton në New York të SHBA.
Mumtasi, ky pasardhës i denjë nga dy familje gjirokastrite, nuk është vetëm një artist i madh, por edhe një njeri i thjeshtë, modest dhe familjar shëmbullor.
Për: Lajm-shqip
Engjëll Serjani


Share this:

  • Click to share on X (Opens in new window) X
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook

Lajme te ngjashme

Next
Skenderbeu ne nje pikture 200 vjecare
Previous
Dokumentar: SHENJTI KRYEPRERË – GJON VLADIMIRI

Leave a reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • SHBA luftë pa kompromis të korruptuarve, ja pse u zgjat vendimi i Biden që shpalli “non-grata” hajdutët e Ballkanit… June 30, 2025
  • Restaurimet e dështuara të artit: – Qëllimi s’është e vetmja gjë që ka rëndësi June 30, 2025
  • Eklipsi më i gjatë që nga viti 1991, ja kur pritet të ndodhë fenomeni qiellor që do të magjepsë botën June 30, 2025
  • Shpella mahnitëse e kristaleve ka një sekret vdekjeprurës June 29, 2025
  • Çfarë fsheh Atlantiku? – Zbulohen mbi 1000 fuçi me mbetje bërthamore që bota i kishte harruar! – Studiuesit po hulumtojnë ndikimin në mjedis June 29, 2025
  • Përkujtohet 81-vjetori i genocidit të çamëve nga Greqia June 29, 2025
  • Edi Rama në telashe, rihapet në SHBA dosja “McGonigal”, prokurorët amerikanë marrin në pyetje sërish ish-agjentin… June 28, 2025
  • Kërpudha toksike e lidhur me ‘mallkimin e Faraonëve’ shndërrohet në ilaç për leuçeminë June 28, 2025
  • Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: – 9 vatra zjarri në 24 orët e fundit June 28, 2025
  • Ja plani me 5 pika/ Donald Trump synon t’i japë fund edhe luftës në Gaza. – Disa shtete në mbarë botën do të pranojnë banorë të Gazës që dëshirojnë të largohen June 28, 2025
  • ‘Çmendet’ moti/ Evropa përfshihet nga valët e të nxehtit e zjarret, temperaturat tejkalojnë 40°C June 28, 2025
  • Stërvitje e përbashkët SHBA–Serbi pranë Bujanocit! Ambasada amerikane: – Gurthemel i bashkëpunimit tonë ushtarak June 28, 2025
  • Vazhdojne lekundje te lehta termeti ne Tirane June 27, 2025
  • Termet i lehte degjohet ne Tirane. June 27, 2025
  • Reportazhi i radios publike franceze: – Droga nga Porti i Durrësit ‘përmbyt’ Europën, paratë pastrohen në kulla në Tiranë June 27, 2025

Blog Stats

  • 1,563,293 hits

Lajmet me te vizituara

  • Zogjtë fluturojnë në gjumë. Zog interpretimi ëndrrash, zog ëndrrash
    Zogjtë fluturojnë në gjumë. Zog interpretimi ëndrrash, zog ëndrrash
  • Kërpudha toksike e lidhur me ‘mallkimin e Faraonëve’ shndërrohet në ilaç për leuçeminë
    Kërpudha toksike e lidhur me ‘mallkimin e Faraonëve’ shndërrohet në ilaç për leuçeminë
  • Çamëria tokë e lashtë shqiptare, çamët autoktonë, atdhetarë dhe fisnikë.
    Çamëria tokë e lashtë shqiptare, çamët autoktonë, atdhetarë dhe fisnikë.
  • MANASTIRI I FJETJES SË TËRËSHENJTËS,  GORANXI, GJIROKASTËR. -
    MANASTIRI I FJETJES SË TËRËSHENJTËS, GORANXI, GJIROKASTËR. -
  • Të vërteta apo jo? Këto janë 6 prej mallkimeve më të njohura në histori
    Të vërteta apo jo? Këto janë 6 prej mallkimeve më të njohura në histori
  • Shpella mahnitëse e kristaleve ka një sekret vdekjeprurës
    Shpella mahnitëse e kristaleve ka një sekret vdekjeprurës
  • Mbreti ilir Bato dhe monedha e tij ~ 2200 vjeçare shkruar në Shqip: ‘ΒΑΤΩΝ = BATO -N
    Mbreti ilir Bato dhe monedha e tij ~ 2200 vjeçare shkruar në Shqip: ‘ΒΑΤΩΝ = BATO -N
  • Edi Rama në telashe, rihapet në SHBA dosja “McGonigal”, prokurorët amerikanë marrin në pyetje sërish ish-agjentin…
    Edi Rama në telashe, rihapet në SHBA dosja “McGonigal”, prokurorët amerikanë marrin në pyetje sërish ish-agjentin…
  • Pamje e Fshatit Porav, Rrethi Pukë.
    Pamje e Fshatit Porav, Rrethi Pukë.
  • Rrëshira e Pishës për Organizmin, Gjakun dhe Imunitetin
    Rrëshira e Pishës për Organizmin, Gjakun dhe Imunitetin
  • Lajmet
  • Chat #Shqiperia
  • Forumi Shqiptar
  • Kontakto
© 2025 Latest Theme by Array.
 

Loading Comments...