Tirana se shpejti me nje galeri te re arti

Tirana se shpejti me nje galeri te re arti
Bashkia e Tiranës do të ngrejë në qytet një galeri të re arti me emrin "Tirana Art Gallery". Kjo galeri do të jetë vetëm në funksion të jetës artistike të kryeqytetit. Galeria e re është menduar si një hapësirë e re e artit bashkëkohor, e cila do të fokusohet kryesisht në zhvillimet e reja në pikturë, skulpturë, fotografi, arkitekturë dhe mediat e reja.

Prioritet kryesore të kësaj galerie do të jenë ekspozimi i veprave të artistëve vendas dhe të huaj, duke u fokusuar tek artistët e rinj. Nuk do të mungojë promovimi i artistëve pjesëmarrës, nëpërmjet publikimeve periodike dhe përdorimit të internetit. Bashkia e Tiranës me anë të këtij projekti do të riformatojë hapësirën në të cilën ka qenë e vendosur "Dekor Tirana", ku do të jetë dhe vendndodhja e "Tirana Art Gallery".

Vendndodhja e kësaj galerie është parë dhe si një destinacion turistik në një nga zonat më të vizituara të kryeqytetit. Koncert Bamiresie në Sheshin Italia Ditën e martë, më 17 prill, ora 18:00, në palestrën sportive të Universitetit të Tiranës, në sheshin "Italia", pranë stadiumit Qemal Stafa, Caritas-i shqiptar organizon një koncert bamirësie në mbështetje të njerëzve në nevojë.

Të ftuar specialë që do të performojnë do të jenë Grupi Burn, Grupi Lynx, Vedat Ademi, Elhaida Dani dhe Kamela Islamaj Koncerti do të shoqërohet me muzikë nga DJ Armandos.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama