Filmi shqiptar Pharmakon ne Millenium
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Në datën 12 prill, në kinema Millenium në Tiranë, do të shfaqet premiera e filmit shqiptar "Pharmakon". Ky film me regji dhe skenar të Joni Shanajt është filmi i metrazhit të plotë me stafin më të ri në këto 22 vjet. Joni Shanaj debuton me këtë film si skenaristi dhe regjisori më i ri në ekranin e madh në këto vite. Producent i filmit është regjisori Mevlan Shanaj.
"Pharmakon" flet për rrugëtimin e një të riu drejt rritjes e pjekurisë, dhe kërkimin e së vërtetës, në një periudhë të pështjellë e molepsur, jo vetëm në jetën personale të personazhit kryesor, por edhe të superstrukturës dhe vendit ku ai jeton.
Për më tepër informacion:
+355 42 225 365.