Shkopi Magjik ne Teatrin e Metropolit

'Shkopi Magjik' ne Teatrin e Metropolit
Çdo të shtunë, ora 10:30, në sallën "Çehov" të Qendrës Kulturore Tirana do të shfaqet teatri për fëmijë "Shkopi magjik" me autore Edlira Gogu. Vepra përcjell një mesazh shumë të vlefshëm për fëmijët. Kur jemi te vegjël shpesh na duket se është e tepërt të punojmë.Po kështu edhe dy personazhet e veprës, Kokëkuqi dhe Faqekuqi, të cilët shkojnë tek gjyshja për të kaluar pushimet verore.

Të dy vëllezërit çuditen sesi gjyshja e tyre ka 100 punë për të bërë, për çdo ditë, dhe ajo ndonëse e vetme i bën të gjitha më së miri. Si fillim, Kokëkuqi dhe Faqekuqi, kujtojnë se gjyshja patjetër duhet të ketë fshehur diku një shkop magjik me anë të të cilit ajo "fap" i kryen të gjitha punët.  Fëmijët që nga ai moment nuk ja ndajnë sytë gjyshes në çdo lëvizje që ajo bën dhe mundohen të gjejnë 10 shkopinjtë magjikë, por më në fund kuptojnë se ato janë dhjetë gishtat e duarve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama