Gruaja e Kosoves Nuk kam qene ndonjehere e djathte

Gruaja e Kosoves: Nuk kam qene ndonjehere e djathte

Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka qënë i ftuar në emisionin ‘E diela shqiptare’ në Tv Klan me bashëshorten. Në pyetjen e prezantuesit Ardit Gjebrea, për bashkëshorten e Halim Kosovës, Elsa për bindjet politike, ajo dha këtë përgjigje:

 

 “As më ka tërhequr kurrë politika, s’ka qenë asnjëherë e pranishme në familjen time. Por kur vinte puna…babai ishte i majtë dhe nëna e djathtë, babai njeri i punës…jam pak vajza e babait…është një ndër heronjtë e pakët të Shqipërisë. Ndoshta ka ndikuar edhe edukata familjare, kemi qenë tolerantë ndaj të gjitha fuqive politike. I bie të jemi gjysma majtas gjysma djathtas. Tani qytetarët të votojnë për më të mirin, për Halimin dhe për PD. Kështu dhe unë do jem gjithmonë me krahun e djathtë të Halimit”,­ tha ajo.

 

Elsa ka deklaruar se përgjegjësia që pretendon të marrë Halimi në krye të Bashkisë së Tiranës, nuk është aq e madhe se sa ajo që ka pasur si ministër. “Përgjegjësia e ministrit më është dukur edhe më e madhe se sa kjo e bashkisë. Kur vjen puna për Tiranën prapë Tiranën ke, zvogëlohet përgjegjësia, mendoj unë”,­ tha ajo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama