Kosova rrefehet per kliniken Me ndihmoi Rama pasi futa mik Blushin. U ndryshua plani urbanistik

Kosova rrefehet per kliniken: Me ndihmoi Rama pasi futa mik Blushin. U ndryshua plani urbanistik

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës ka rrëfyer sot në “Top Story” të TCH-së të vërtetën për klinikën e tij private. Kohët e fundit ka patur zëra se klinika e Halim Kosovës ka qenë e ndërtuar pa leje, mirëpo Kosova ka sqaruar se ai e kishte lejen, vetëm se ajo nuk gjendej në Bashkinë e Tiranës.

Kosova pranon se ka takuar Ramën në atë kohë, me ndihmën e Ben Blushit dhe se Rama ndryshoi të gjithë planin urbanistik të zonës që të mos prekej klinika e tij.

“Rama më ka ndihmuar shumë për klinikën pasi i gjeta një mik. S’kam turp ta them, ai ishte Ben Blushi. Unë e kisha me hipotekë klinikën, mirëpo atyre nuk iu rezultonte në bashki.

Pas takimit, Rama ndryshoi të gjithë planin urbanistik për lagjen që të mos prekej klinika ime. Më ka ndihmuar shumë. Të gjithë më thonin ça miku i ke futur Ramës që ndryshoi të gjithë planin për ty. Por ai s’më bëri ndonjë nder, thjesht zbatoi ligjin. Klinikën me hipotekë e kisha”, tha Halim Kosova.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama