TK shfaq Nje tablo absurde

TK shfaq 'Nje tablo absurde'
Teatri Kombëtar në Tiranë shfaq në datat 15, 16, 21, 22 dhe 23 janar, ora 19:00, dramën “Një Tablo absurde” të Ferdinand Hysit. Drama "Një tablo absurde" e kthen vëmendjen nga jeta e artistit në komunizëm. Me regjinë e Milto Kutalit dhe një kast aktorësh të njohur si Fatos Sela, Roland Trebicka, Naun Shundi, Olta Daku, Anila Bisha, dhe Dritan Boriçi bazohet në një histori të vërtetë, duke e kaluar vështrimin në përgjithësimin e idesë nga autori. Në qendër të kësaj drame është një tablo e pikturuar gjatë periudhës komuniste, e bërë nga një piktor i njohur, por që në periudhën postkomuniste u bë një nga më të ndjekurat, më shumë jashtë vendit, jo më shumë për vlerat e saj artistike, por për kalvarin e kësaj pikture dhe të autorit te saj.

Ndryshimet që pësoi dhe fatin e saj të mbetur në mes në atë periudhë, por e ringjallur tani si një dëshmitare e pasqyrimit të një absurditeti të jetuar në një kohë absurde. Në qendër të këtij absurditeti është piktori me personazhet e tij, i cili hap pas hapi jeton dramën e ndryshimit të veprës së vet, jo diktuar nga kërkesa artistike, por të detyruara nga censura politike, nga ndryshimet politike, nga vetë diktatura me kërkesat e saj mbi artin dhe të drejtën e tij për të qenë i lirë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama