Janari i Anagnostit ne Arkivin e Filmit

Janari i Anagnostit ne Arkivin e Filmit
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ia ka kushtuar tre javët e fundit të janarit projeksionit të krijimtarisë së regjisorit Dhimitër Anagnostit. Më 19 janar, ora 12.00, në kinemanë e Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit shfaqet dokumentari "Përjetësi", 1974, 7', të cilin autori e ka cilësuar si dokumentar poetik ose poemë filmike. "Përjetësi" i kushtohet dëshmorëve e luftës dhe në kohën që u prodhua u cilësua nga regjimi i atëhershëm si modernist dhe u ndalua. Filmi nuk është shfaqur kurrë më parë. Po më 19 janar, ora 12.15, shfaqet "Lulëkuqet mbi mure", 1976, 90', film i rëndësishëm në krijimtarinë e Anagnostit, i nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Më 26 janar, ora 12:00, shfaqet e filmit artistik "Duel i heshtur". Po në këtë ditë, ora 17.00, shfaqen xhirime arkivale nga momentet e punës se regjisorit. “Janari i Anagnostit" mbyllet me filmin "Përrallë nga e kaluara", 1987, i cili fillon në orën, ora 17.15. Regjisori do të jetë i pranishëm në të gjitha seancat e projeksioneve. Janë ftuar bashkëpunëtorë të tij, aktorë, autorë, teknikë, të gatshëm për të zhvilluar biseda me studentë dhe spektatorë të interesuar për punën 30-vjeçare të kineastit që 23 janar bën 75 vjet. Më parë, në datën 12 janar, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit kishte prezantuar vepra të tjera të Anagnostit si dokumentarin "Të Dielat në Tiranë" dhe filmin artistik "Plagë të vjetra". Të gjithë filmat shfaqen në 35 mm. Hyrja është e lirë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama