
Zjarr masiv në fshatin Bulçar të Gramshit, digjen dhjetëra hektarë me pisha, 2 helikopterë nisen për shuarjen e flakëve
20 Shtator 2025
Prej rreth 24 orësh, një zjarr i fuqishëm po përfshin pyjet me pisha në fshatin Bulçar të Gramshit, duke djegur dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa në terren po punojnë zjarrfikësit e Gramshit dhe punonjës të bashkisë.
Pavarësisht përpjekjeve intensive, situata mbetet problematike për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, që e bëjnë fikjen e zjarrit të ngadaltë dhe të rrezikshme.
Autoritetet u bëjnë apel banorëve të zonës të shmangin lëvizjet pranë vatrës së zjarrit dhe të ndihmojnë duke raportuar çdo zhvillim të ri.
Helikopteri Cougar sapo u nis për të operuar në Bashkinë Gramsh.
Edhe helikopteri i dytë është nisur për në Gramsh.