1 Dhjetor 2022

Xhubleta shqiptare është marrë nën mbrojtjen e Unescos. E megjithë gëzimin për përfshirjen e kësaj pasurie në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, studiuesi Jaho Brahaj ngre alarmin për ndërhyrjet në xhubletë.

“Më e keqja, edhe që duhet të vëmë alarmin, ne po vëmë dorë mbi xhubletën.

Studiuesi thotë se është detyrë e institucioneve shtetërore ruajtja, ripërtërirja dhe popullarizimi i xhubletës.

“Xhubleta u pranua si objekt i trashëgimnisë në rrezik. Nëqoftëse neve shqiptarët në këto momente nuk fillojmë të punojmë për ruajtjen e saj, konservimin, për ripërtëritjen e teknikave të punimit të saj në mënyrë tradicionale dhe nuk do ta popullarizojmë dhe nuk do ta bëjmë të njohur në radhë të parë tëk ne shqiptarët atëherë kjo është kambana e fundit e alarmit SOS

Problem për studiuesin e njohur është mungesa e një muzeu etnografik kombëtar.

1 Dhjetor 2022 Me gazetaren Egla Xhemali

“Jemi shteti i vetëm në Ballkan që nuk kemi një muze etnografik kombëtar. Ne edhe sot e kësaj dite vazhdojmë, që nga institucionet qëndrore dhe aktivitetet e tyre, të theni kjo është  xhubleta autoktone e trashëguar nga të parët tanë, dhe në fakt paraqesim në xhubletë të përccudnuar. Zëvëndësimi i pjesëve të ndryshme të xhubletës me pjesë të tjera ose me pjesë që nuk i përshtaten dhe nuk kanë lidhje me xhubletën, ai quhet falsifikim” shtoi Brahaj.

Xhubleta, veshja tipike e grave me ornamente zbukuruese që rrezikon të zhduket e harrohet është një nga vlerat më të mëdha të trashëgimisë kulturore.

© SYRI.net