“Shkarkimi” i Presidentit, Maliqi: Show mediatik komisioni, Meta burrë shteti, të merr në pyetje Manja që vodhi votat.

9 Shtator, 2019

Nga Lefter Maliqi.

Tiranë- Deputeti Lefter Maliqi në një deklaratë për mediet ka deklaruar se votimi unanim ndaj rezolutës për shkarkimin  e Presidentit është i paligjshëm. Ai ka theksuar se mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor është një show mediatik.

Ky është një show dhe diskretitim publik, pasi Meta si një burrë shteti shmangu gjakderdhjen në zgjedhjet e 30 qershorit. Këtë e tregoi edhe raporti i OSBE-OHIHR. Ku raport foli qartë dhe deklaroi paligjshmërinë e zgjedhjeve. Ky show sot për marrjen në pyetje nga Ulsi Manja është një show, ai akuzohet për vjedhjen e votave në Dibër. Duhet të ndalohet kjo aventurë e tipit dështak të kësaj qeverie.”, u shpreh Lefter Maliqi.