SAÇNIKJA – BUKA E ZEZE E GRURIT, ME TRADITE 7 MIJE VJEÇARE TEK SHQIPTARET.

Nga: Albert Nikollay

Saçnikja e zezë, është buka e grurit e mbrujtur ( e ferementuar), përgatitet sipas traditave. Eshtë tipike shqiptare. Kjo traditë gjendet dhe tek turqit, të cilët e kanë marrë nga Thrakët (Popullsi e asimiluar që jetonte para ardhjes së Turve në Azinë e Vogël).Kjo është buka e lashtë me të cilën ushqeheshin paraardhës e shqiptarëve pellazgët dhe më pas Ilirët. Gjetja e gurëve të mëdhej rrethorë në formë çerepi, që datojnë rreth 7 mijë vjet para krishtit, tregon se tradita e bukëpjekjes ka filluar që në epokën e gurit gjatë mbretërimit të mbretit legjendar AES (Mars). Por u masivizua në epokën e Bronxit. Fjala Buk (Bak-dialekt), burek, bullgur, bakllavë, (Shihet që janë të të njëjtit burim gjuhësor) etj mendohet se vjen nga fjala bakër, metal me të cilin krijoheshin në lashtësi tepsiat (epoka e bronxit) Që fjala bakër (Enë e bame -ba-e-kër) është shqipe na e provon folja njërrokëshe e shqipes (Ba (Baj-bëj) he emri i Buktores në gjuhës seltishte Bakkerej.

Kur thereshin viçat e qumështin, nga barku i tyre merret një masë e bardhë, e cila u ka shërbyer ilirëve dhe më pas shqiptarëve për të feremtuar Djathin “Datho – folja “Da” në Gegërisht (Ndaj), por kryesisht për feremtimin e bukës. Pjesa e bardhë e brendisë së stomakur të viçit të qumështit, hiqej dhe thahej. Më pas bluhej dhe me të përragtitet buka e Mbrume (Mbrujtur-ferementuar). Kjo sa për fimmimin, sepse më pas amvisat, ndanin një pjesë brumi të feremtuar dhe e linin mënjanë dhe të nesërmet me këtë copë ferementonin bukën pasardhëse…

Merren 1 kg mielli, vihen në Tajer, dhe hapet një gropë në mes. Hidhen dy vezët, kripa dhe uji i vakët ose hirra e djathit apo gjizës ku ëshgë tretur pjesa e brumit të feremtuar ndarë nga buka e ditës paraardhëse. Përgatisim brumin dhe e ngjeshim me kujdes. E lëmë që të vijë rreth një gjysëm ore. I japim formën rrethore , e lëmë tre gisht të trashë dhe e vendisim në çerepin e nxehtë, pasi më parë ta kemi spërkatur me miell sipërfaqen ku do vendoset buka. E vëmë mbi hi çerepin dhe më pas i vëmë saçin. E mbulojmë me prush edhe saçin. Presim rreth 35 deri në 45 minuta derisa të piqet mirë.
I heqim saçin dhe me kujdes i nxjerrim bukën dhe e vëmë mënjanë të ftohet. Është një bukë që do të ju shijojë shumë, e shoqëruar me gjellëra perimesh, me palk djathë të bardhë, pak mish të terun, apo dhe me reçelna të ndryshme.

Huazuar nga FB A. Nikollay