Rusët u lidhin duart dhe vrasin ukrainasit, rrugët e qytetit Bucha mbushen me kufoma

3 Prill 2022, 08:42

Pamje tronditëse janë publikuar nga mediat e huaja, nga masakra ruse në Ukrainë.

Siç shihet, forcat ruse kanë vrarë ukrainasit dhe i kanë lënë të shtrirë në rrugë.

Pamjet vijnë nga Bucha, një qytet afër Kievit, ku  njerëz të paarmatosur, civilë dhe fëmijë të vegjël janë ekzekutuar dhe janë lënë në mes të rrugëve të qytetit.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, në rrugët e qytetit, janë evidentuar të paktën 20 trupa, dhe njëri prej tyre ka pasur duart e lidhura.

Nga OraNews