Çfarë po paralajmërohet? Frika e MADHE e luftës. –  Zvicra e tmerruar “hap” bunkerët: Përgatitje për “katastrofë bërthamore”

2 PRILL 2022

Pushtimi rus në Ukrainë ka ringjallur interesin për vendstrehimet prej betoni në Zvicër, të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë me hapësirë ??të mjaftueshme për t’i mbrojtur të gjithë.

Që prej viteve 1960, çdo komune zvicerane i është dashur të ndërtojë bunkerë bërthamorë për banorët e saj. Objekte të tilla kanë qenë të detyrueshme për të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat e banimit me një madhësi të caktuara, të ngritura që prej atëherë.

Ngrihet flamuri i Ukrainës, vjen lajmi fantastik. Zbardhen zhvillimet e fundit

Deklaratat e Berishës për zgjedhjen e Presidentit të ri, reagon “dhëmbë për dhëmbë” Alibeaj: Qëndrimet personale të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD, kurrëfarë lidhje me…

‘Zhdukja’ e ‘Sheshit të Flamurit’/ Shpërthen i revoltuar Edi Rama: U duket kolonata si stacion autobusësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, nuk u vë faj …

“Ka pasur një vullnet të fortë në nivel kombëtar për ngritjen e strukturave të cilat të mbrojnë popullatën në kohë lufte. Ideja ishte që të jenë aty, me qëllimin që të përdoren atëherë ikur do të përballeshim me një situatë luftës. Mendoj se sot, ky sistem mbrojtjeje merr kuptim të ri, madje e mori që me ngjarjet e Fukushimës. ka central bërthamore në Zvicër e në pjesë të tjera të Europës, kështu që ai për çdo rast mbetet i dobishëm”, thotë Marie-Claude Noth-Ecoeur, kryetare e shërbimit të sigurisë, Valais.

“Është llogaritur që çdo banor duhet të ketë vendin e tij të mbrojtur. Për këtë arsye, poshtë çdo ndërtese ka vendstrehime private, e ka edhe të tjera publike që çdo lagje, me qëllimin që të mbrohet popullsia lokale”, thotë Nicola Squillaci, kreu i mbrojtjes civile- Gjenevë.

Mes kërcënimeve të Vladimir Putinit se mund të përdorë armët atomike dhe faktit që i vuri në gjendje gatishmërie forcat e tij nukleare, bota u vu në alarm, e frika se mund të preket edhe ajo nga lufta, preku dhe Zvicrën neutrale, e cila po e mendon dhe më të keqen.

Gazeta Sot