Rithemelimi i PD-se, Ora News siguron emrat e Komisionit të përkohshëm. Emrat

Nga OraNews

11 Dhjetor 2021

Ora News siguron emrat e komisionit të përkohshëm të rithemelimit të PD-së. Ky komision do të përbëhet me figura me autoritet dhe kontribut ndër vite në PD.

“Ky organ kolegjial i përkohshëm do të garantojë në fazën e shkurtër tranzitore funksionimin e PD-se deri sa vota e fshehtë  anëtarëve të përcaktojë kryetarin dhe organet e tjera” tha deputeti i PD-se, Oerd Bylykbashi.

Ata jane

Agron Shehaj

Albana Vokshi

Aldo Bumçi

Belind Këlliçi

Bled Himci

Bujar Nishani

Çlirim Gjata

Edit Harxhi

Edi Paloka

Edmond Spaho

Enno Bozdo

Vili Minarolli

Flamur Noka

Genc Deromemaj

Genc Pollo

Ivi Kaso

Klevis Balliu

Keltis Kruja

Luan Baci

Lorenc Luka

Moza Hajdarmataj

Sali Berisha

Kuvendi i Foltores do të votojë sot për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për thyerje të rënda të statutit të PD. Votimi do jetë i fshehtë.  Fleta e votimit do të ketë pyetjen:

A jeni dakord me shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha.

Më pas vendimi i Kuvendit do të shkojë për referendum te anëtarësia.  Referendumi do të mbahet me 18 dhjetor 2021.