REUTERS publikon FOTOT: – Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

28 Nëntor 2026
Dhuna shpërtheu gjatë një proteste anti-qeveritare në Shqipëri të shtunën, e thirrur nga studentët për të shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit.
Protestuesit, të cilët ishin mbledhur në kryeqytet, në Tiranë, hodhën gurë dhe bomba molotov ndaj policisë, e cila u përgjigj me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Demonstrata vjen pas javësh protestash të udhëhequra nga studentët që kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.





