Edi Rama pritet në sheshin e Flamurit nga qytetarët e vlorës me thirrjet: – Edi Rama, o tradhtar, lëre sheshin sa më parë. Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Vlorë.

28 Nëntor 2026
Tensione dhe përplasje janë regjistruar në qytetin e Vlorës gjatë protestës së 28 Nëntorit, ku qytetarët kanë dalë në tubim me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje si “Edi Rama, o tradhtar, lëre sheshin sa më parë”, ndërsa situata është përshkallëzuar në përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Si pasojë e incidenteve, mësohet se janë shoqëruar dy persona, Arben Abazaj dhe Gëzim Zilja. Gjithashtu, raportohet se një qytetar është lënduar gjatë përplasjes.
Ngjarja ka ndodhur në kuadër të protestës kombëtare të 28 Nëntorit, e cila është shoqëruar me tubime dhe aktivitete në disa qytete të vendit, ndërsa në Tiranë qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.