Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Ngjela: – Njeri pa vlerë, turp historik.

16/01/2020I ftuar në studion e televizionit Ora Ngjela u shpreh: Është naivitet i një njeriu që nuk njeh shtetin. Si ka mundësi ti japësh botës antishqiptare një kartë si kjo që jep kryeministri shqiptar. Është turp historik. Dy shtete që mezi po dalin nga histeria antishqiptare, del një kryeministër dhe godet kryeministrin tjetër. E kuptoni ku jemi. E kuptoni kë keni kryeministër?! Njeri pa vlerë. Një kryeministër që nuk e kupton këtë ose është i antishtetit që drejton ose nuk ka vlerë intelektuale, zgjidhni e merrni.Avokati Spartak Ngjela komenton padinë e kryeministrit Rama ndaj Ramush Haradinaj.