rama-vucic

22 Tetor 2026

Serbët ndihen të shqetësuar për dobësimin e pozitave të Edi Ramës, pasi largimi i tij rrezikon pozitat e tyre në Shqipëri, duke konfirmuar se kryeministri shqiptar është agjenti serb që ounon për interesat e tyre.   Ka qenë Vuçic që ka shprehur shqetësimin për një largim të Edi Ramës nga pushteti, pasi nuk ushtroi dhunë sa duhet për të mos lejuar zgjedhjet e parakohshme. Deklarata e Vuçiç konfirmon ironinë e korrespondentit gjerman Michael Martens se Edi Rama është  kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiqi“ gjë që sot bëhet reale pas deklaratave të serbit antishqiptar Aleksandër Vuçiç.

Ish presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe protestat e studentëve, që vijojnë prej më shumë se një jave në Tiranë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për mediat vendase, Vuçiç tha se Rama gaboi dhe se është përpjekur për t’i qetësuar për një kohë të gjatë protestuesit. Sipas Vuçiç, Rama do ta ketë të vështirë që të fitojë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Rama bëri një gabim. Edi besonte më gjatë se unë se mund t’i qetësonte me diçka. Dhe gaboi. Ai e humbi kohën kot. Nëse e detyrojnë të thërrasë zgjedhje, do të jetë e vështirë për të t’i fitojë ato. Plotësisht irracionale, sepse ai është një nga burimet më të mëdha të Shqipërisë.”, është shprehur ai.

Ndërkohë, deputeti Agron Shehaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke e akuzuar atë se po mbron “vëllain e vet”, Edi Ramën.

Nga: Gazeta Sot