Pamje të pazakonta nga Rinasi përhapen në web

22 Tetor 2026
Pamjet e zbritjes së disa personave të prangosur nga një avion i kompanisë kroate “Trade Air” në aeroportin e Rinasit kanë marrë përhapje në web dhe rrjete sociale.
Ata shoqërohen nga persona të veshur civilë, ndërsa pranë shkallëve qëndrojnë efektivë të Policisë Shqiptare.
Në materialin e përhapur janë fiksuar të paktën pesë persona që duken të prangosur, disa prej tyre, sipas pamjeve të videos, edhe në këmbë. Shoqëruesit civilë ecin pranë tyre gjatë zbritjes dhe i drejtojnë drejt autobusit që shërben për transportin brenda aeroportit.
Deri tani nuk është siguruar një shpjegim zyrtar që përcakton identitetin, shtetësinë apo statusin e tyre ligjor. Mbetet e paqartë edhe se cilit institucion i përkasin shoqëruesit civilë dhe cili autoritet ka organizuar transportin.

Nga Gazeta Dita
