Restaurohet, ikona “Shën Nikolla me skena nga jeta” e vitit 1591 me autor Onufër Qipriotin. (Album Foto)

Përfundon ndërhyrja restauruese e një tjetër vepre në Laboratorin e Restaurimit në Muzeun e Ikonografisë Onufri, ikona “Shën Nikolla me skena nga jeta” e vitit 1591 me autor Onufër Qipriotin

Pas një pune përkushtuese dy mujore përfundoi restaurimi i një prej objekteve më të rëndësishëm të koleksionit të Muzeut të Ikonografise “Onufri”, i ikonës “Shën Nikolla me skena nga jeta” e vitit 1591 me autor Onufër Qipriotin,

Ikona e dimensioneve të mëdha është marrë nga kisha e Shën Kollit në Kalanë e Beratit dhe prej vitit 1987 ka qenë e ekspozuar për vizitorët. Tashmë ajo rikthehet me të gjithe shkelqimin e ngjyrave dhe vlerat që mjeshtri Qiprioti realizoi në vitin 1951.

Vepra paraqiste shumë problematika, si: degradim të vernikut, plasaritje, abrasion të pelikulës piktorike, gufime, dëmtime dhe mungesë grundi, si dhe depozitime papastërtish të qëndrueshme si: dyll, parafinë, kullime verniku, bojë“Shën Nikolla me skena nga jeta” e vitit 1591 me autor Onufër Qipriotin smalti, bloz, etj.

Pas ndërhyrjes restauruese u arrit rezultati i dëshiruar, duke nxjerrë në dukje ngjyrat e ikonës, freskinë dhe madhështinë e veprës.

Kjo ikonë sigurisht që pasuron koleksionin e Muzeut Onufri me madhështinë e ngyrave të dorës së Onufër Qipriotit.