Rama kërcënon pedagogët: – I papranueshëm bojkoti i mësimit! Do ndryshojmë ligjin përkatës

Edi Rama Kercnon petagogët
28 Tetor 2026
Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar pedagogët, të cilët i janë bashkuar protestave studentore.
Rama tha se është e papranueshëm presionin ndaj studentëve për të marrë pjesë në protesta apo për të bojkotuar mësimin.
Kreu i qeverise paralajmëroi ndryshime ligjore, të cilat tha se do të diskutohen fillimisht me forumin e rektorëve.
“Ju kam ndjekur këto javë dhe kam komunikuar në mënyrë sporadike me disa prej jush, por edhe me pedagogë e prindër që i kam pyetur për të kuptuar më shumë. Dua të them që klima e terrorit të krijuar në mjediset e shkollës apo ne celularët tuaj nga një pakicë e dhunshme mbi shumicën për të dalë në protestë apo për të mos bërë mësim është e papranueshme. E papranueshëm është edhe bojkoti i mësimit nga një pjesë e pedagogëve, individë të politizuar që duan të përdorin studentët si mish për top Dhe nuk e kanë për herë të parë.
Për këtë të fundit do të ndërhyjmë në ligjin përkatës pasi të konsultohemi edhe me forumin e rektorëve, sepse tjetër është liria e protestës tjetër është imponimi mbi ata që duan të bëjnë mësim”, tha Rama.
