28 Tetor 2026

Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me thirrje kundër qeverisë dhe politikës shqiptare.

Pas marshimit ata janë stacionuar përballë Ministrisë së Arsimit. Pas thirrjeve të bëra përpara godinës, ata u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ndërsa ndaluan edhe te Parlamenti, ku bën thirrje: “Parlamenti i krimit”.

Por më pas ata marshuan sërish, duke u rikthyer në vendin ku nisën protestën, Ministria e Arsimit.

– ‘Kryeministri flet si Ramiz Alia’/ Strazimiri: Taksa të larta, buxhet në rritje dhe rini që po largohet nga atdheu.

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri, duke folur për emisionin Minuta e parë tha se me buxhetin e vitit 2027, dëmtohet shtresa e mesme dhe bizneset.

Strazimiri u shpreh se buxheti i shtetit rritet, sepse qytetarët vetëm paguajnë taksa.

“Sesa është rritur ekonomia, ne e dimë të gjithë, teksa shohim xhepat tona. Mua nuk më rezulton se qytetarët sot janë më mirë . Protesta mbarëpopullore për dorëheqjen e tij është përgjigja më e mirë për të gjitha monologjet që bën kryeministri në televizion. Rama ia rrit barrën shtresës së mesme dhe bizneseve. Kryeministri dhe qeveria e tij kanë rritur taksat. Qytetarët paguajnë dhe qeveria rrit buxhetin”, tha Strazimiri.

Për protestën e studentëve, Strazimiri deklaroi se Rama flet me gjuhën e Ramiz Alisë, duke gjetur “forca të huaja” kudo. Shtoi se madje kryeministri duhet tërhequr zvarrë njësoj siç ndodhi me bustin e Enver Hoxhës.

“Qytetarët në rrjetet sociale e kanë copëtuar Ramën dhe Ballën. Kryeministri ynë është një rrugaç. Janë kthyer tek gjuha e Ramiz Alisë, duke thënë se socializmi është më i miri në botë, që të huajt duan që të na ‘destabilizojnë’.

Strazimiri

Kur Ramiz Alia fliste kështu, atdheu kishte larguar shqiptarët jashtë kufijve. Është e njëjta situatë sot, teksa rinia sa vjen e largohet. Rinia është në rrugë dhe nuk do që të ikë. Në Shqipëri ende nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme, rinia ka braktisur atdheun nga keqqeverisja. Kryeministri Rama duhet tërhequr zvarrë kështu siç është prej mishi, siç u tërhoq zvarrë busti i Enver Hoxhës”, u shpreh Strazimiri.