28 Tetor 2026

Nga: Gazeta Sot

Makina e pastrimit të parave dhe e fshehjes së pasurive offshore ka nisur të lëshojë sinjale alarmante, ndërsa tryezat e hetimit ndërkombëtar po vënë në shënjestër llogaritë e “familjes mbretërore të Surrelit”. Gazeta “Sot” ka mësuar se në qendër të dosjeve të errëta të parajsave fiskale tashmë figurojnë dy numra specifikë llogarish, të cilat dyshohen fort se janë çelësi i fshehjes së 600 milionë dollarëve të lidhura me Linda Ramën dhe rrethin e saj. Sipas burimeve, skema e transfertave drejt ishujve ekzotikë ka marrë trajtë konkrete.

Dyshimet e agjencive perëndimore fokusohen te dy kode llogarish të hapura përmes sistemit të ndërmjetësimit financiar: Llogaria e parë (MC 15214): E regjistruar nën strukturat e degëve offshore në Ishujt Kajman, kjo llogari dyshohet se ka shërbyer si kanali kryesor i arkëtimit të transaksioneve të majme me vlerë miliona dollarësh.  Llogaria e dytë (CR 10711. K): E koduar me kujdes për të fshehur gjurmët e përfituesit real, kjo llogari përbën nyjën e dytë të rrjetit, ku dyshohet se janë parkuar fondet e pastruara nga tenderat dhe koncesionet e dhëna në Shqipëri.

A janë këto dy numra llogarie të Linda Ramës në ishujt

Çfarë ka deklaruar Edi Rama dhe bashkëshortja e tij n ILDKPKI për vitin që lamë pas?

Sipas deklaratës së dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, kryeministri Edi Rama ka përfituar gjatë vitit të kaluar të ardhura neto në vlerën e mbi 14.3 milionë lekëve. Sipas deklarimit, Rama ka përfituar 3,402,084 lekë neto nga paga si kryeministër gjatë periudhës 1 janar – 31 dhjetor 2025. Ndërkohë, ai ka deklaruar edhe 10,904,091 lekë neto në kategorinë “të ardhura të tjera”, pa specifikim të detajuar në ekstraktin e publikuar. Por mësohet se bëhet fjalë nga të ardhurat artistike Po gjatë vitit 2025, kreu i qeverisë ka shtuar një llogari bankare me vlerë 349,544 lekë, për të cilën burimi i krijimit është deklaruar paga. Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të deklaruara nga Rama rezulton në kategorinë “të ardhura të tjera”. Nisur nga aktiviteti i njohur publik i kryeministrit në fushën e artit dhe ekspozitave ndërkombëtare, dyshohet se këto të ardhura mund të lidhen me veprimtarinë e tij artistike, megjithatë në deklarimin e publikuar nuk jepet një specifikim zyrtar mbi origjinën e tyre.

Majlinda Rama

Linda Rama shton pronat

Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, ka deklaruar shtim vlere në një pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 118 metra katrorë, në pronësi të plotë të saj. Vlera e shtuar e pasurisë është 19,296,477 lekë dhe burimi i krijimit është deklaruar si “të ardhura”. Duhet theksuar se edhe në vitin 2024 Linda Rama ka investuar në prona.  Linda Rama ka raportuar gjithashtu të ardhura neto prej 6,699,149 lekësh nga punësimi, ekspertiza dhe qiradhënia gjatë vitit 2025. Në deklaratë evidentohet edhe pakësim i gjendjes cash me 10 mijë lekë, si dhe ulje e një llogarie bankare me 1,964,873 lekë. Sa i përket detyrimeve financiare, ajo ka marrë një kredi të re bankare në vlerën 5 milionë lekë, me afat shlyerjeje 10-vjeçar, deri në maj të vitit 2035. Në fund të vitit 2025, shuma e pashlyer e kësaj kredie rezulton 4.74 milionë lekë. Ndërkohë, për një kredi tjetër ekzistuese në euro, Linda Rama ka shlyer gjatë vitit 23,223 euro, ndërsa detyrimi i mbetur në fund të vitit rezulton 173,766 euro.

Ndryshime edhe në pasurinë e djalit

Sipas deklarimit familjar, djali i çiftit Rama ka raportuar ulje të gjendjes cash me 2,500 euro, ndërsa ka shtuar një llogari bankare me 8,297 euro, me burim të deklaruar të ardhurat. Ai ka deklaruar gjithashtu pakësim të fondeve të investimit me 16,445 euro, ndërsa të ardhurat e tjera neto të realizuara gjatë vitit 2025 arrijnë në 1,083,258 lekë. Të dhënat e publikuara nga ILDKPKI tregojnë se familja Rama ka regjistruar lëvizje të konsiderueshme në pasuri, të ardhura dhe detyrime financiare gjatë vitit 2025, me pjesën më të madhe të të ardhurave të kryeministrit të raportuara në kategorinë “të ardhura të tjera”, për të cilat nuk jepen detaje të mëtejshme në ekstraktin e deklarimit.