28 Tetor 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat studentore, duke vënë në pikëpyetje nëse ajo që ai e cilëson si dhunë dhe agresivitet mund të pranohet si normalitet në shoqëri.

Në një kohë kur të rinjtë i kërkojnë dorëheqjen, Rama zgjedh ti sulmojë, duke i quajtur ata një grup dhunuesish dhe përndjekësish online.

Ai u shpreh se nuk dëshiron t’i rikthehet përbërjes së kësaj turme, të cilën e përshkroi si një “mish-mash kategorish”, ndërsa përsëriti sërish ndërhyrjet e huaja, apo edhe financimin kriminal.