Revolta masive/ Pas mbledhjes te Ministria e Arsimit, studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Kryeministrisë

28 Tetor 2026
Studentët e Mjekësisë po marshojnë drejt Kryeministrisë, pas protestës dhe mbledhjes së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, ku kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndryshimin e situatës në vend dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Të rinjtë janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar protestën me thirrje kundër qeverisë. Studentët shprehen të vendosur të mos tërhiqen nga qëndrimi i tyre, ndërsa kundërshtojnë dialogun me kryeministrin dhe kërkojnë largimin e tij nga detyra.
Gjatë protestës, studentët kanë deklaruar se kërkesat e tyre kanë qenë të qarta që prej ditës së parë dhe se bojkoti do të vijojë deri në ndryshimin e situatës. Ata kanë kundërshtuar gjithashtu masat e paralajmëruara nga kreu i qeverisë, duke i cilësuar si të paligjshme.
