28 Tetor 2026

Studentët nuk ndalen në revoltën e tyre kundër qeverisë edhe sot më 28 tetor. Ata po protestojnë para Ministrisë së Arsimit, si dhe disa grupe të tjera po marshojnë në rrugët e Tiranës.

Disa prej protestuesve ndodhen pranë zonës së njohur si Zogu i Zi. Studentët vijojnë marshimin në rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Studentët shprehen se largimi i Ramës nga qeveria do i hapte rrugë ndryshimeve thelbësore për Shqipërinë.