Gjenden dy copa gjigande floriri me vlerë mijëra dollarë.

21 Gusht 2020

“E pranoj se ishte pak edhe fat që shkuam aty; ishte tokë e paprekur, aty nuk ishte gërmuar”; Ethan West, njëri prej dy kërkuesve të arit që kanë përfunduar në titujt e parë të gazetave e përshkruan me këto fjalë zbulimin e tij dhe Brent Shannonin, i cili i bëri të famshëm dhe të pasur!

West dhe Shannonin gjetën gatë kërkimeve të tyre në një zonë në jug të Australisë dy copa të mëdha floriri, që së bashku peshojnë 3,5 kilogramë e arrijnë vlerën e 250.000 dollarëve amerikanë. Zbulimi i tyre fatlum u transmetua në show-n televiziv Aussie Gold Hunters.

Dy burrat kishin gërmuar në zonë e kishin përdorur dhe detektorin e metaleve për të rënë në gjurmët e “thesarit” të tyre. Sipas Discovery Channel, ka gjasë që koleksionistët të paguajnë për dy copat e arit  deri në 30% më shumë sesa vlera e tyre  e tregut.

Kërkimet për ar në Australia nisën në vitet 1850, duke u shndërruar që prej atëherë në një industri të rëndësishme në këtë vend. Vetë qyteti i Tarnagulla u krijua gjatë etheve të arit në shtetin e Victorias, dhe u pasurua shumë brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Gazeta shqip.