Zjarr në Himarë, flakët përfshijnë një masiv pyjor, rrezikohen banesa

– 20/08/20

Disa vatra zjarri kanë përfshirë një masiv pyjor pranë Himarës. Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Mapo, flakët kanë nisur pranë vendit të quajtur plazhi i Llamanit. Zjarri rrezikon edhe disa banesa.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një zjarrfikëse, por ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit.

Zjarri duket i qëllimshëm pasi kanë shpërthyer disa vatra njëkohësisht në vende të ndryshme.

Gazeta mapo.al