Përplasjet për Reformën Territoriale, Rama thërret të mërkurën drejtuesit e PS-së

12 Tetor 2026
E mërkura pritet të jetë një ditë e ngarkuar për socialistët.
Mësohet se më 14 tetor, ora 12:30, do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS-së.
Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave dhe do të drejtohet nga kryeministri dhe njëherazi kryesocialisti Edi Rama, që do të bashkojë në një sallë edhe kabinetin qeveritar.
Sipas informacioneve, çështja kryesore e diskutimeve do të lidhet me debatet e krijuara mbi Reformën Administrativo-Territoriale.
