Reagim i fortë nga SHBA! Senatorja Elissa Slotkin: – Të ndalet dhuna në Shqipëri! – Qeveria ka detyrim të mbrojë protestuesit nga dhuna

21 Tetor 2026
Senatorja demokrate në SHBA, Elissa Slotkin ka lëshuar një reagim zyrtar mbi situatën e tensionuar dhe aktet e dhunës të shënuara gjatë ditëve të fundit në Shqipëri, duke reaguar ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët amerikanë me origjinë shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, senatorja Slotkin theksoi se e drejta për të protestuar dhe llogaridhënia institucionale janë gurë themelorë të demokracisë:
“Gjatë ditëve të fundit, kam marrë një sërë thirrjesh të shqetësuara nga banorë të Miçiganit lidhur me dhunën në përshkallëzim në Shqipëri, mes vendeve të tjera evropiane. Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë paqësisht dhe të kërkojë llogari nga zyrtarët e tyre të zgjedhur.”

