“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: – Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

21 Tetor 2026
Pedagogia Elsa Skënderi, e ftuar në emisionin Prime News24 deklaroi se kryeministri Edi Rama sot në fjalimin e tij ishte krejtësisht në delir.
Skënderi u shpreh se Rama shpalli kulak protestuesit. Ajo shtoi se kryeministri është në grahmat e fundit të pushtetit.
Pedagogia Elsa Skënderi: Njerëzit janë duke u çuar nga “gjumi”, duke pasur më tepër empati.
Të gjithë kanë pasur pakënaqësi dhe të gjithë kanë thënë me vete se “çfarë më duhet mua” e “nuk ia vlen”. Por sot jemi duke menduar se ia vlen që të rezistosh dhe të luftosh. Kryeministri e tregoi se është në delir në grahmat e fundit për të mbajtur pushtetin.
Kreu i qeverisë shpalli kulak protestuesit. Kryeministri tha se gjithë familja e një protestuesi nuk do të marrë shërbime, kjo është diktaturë.
