Petro Koçi: – Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke

Petro Koçi
21 Tetor 2026
Politikani Petro Koçi tha se Shqipëria është mbërthyer për grupe nga kapitalizmi, shpesh jashtë rregullave normale që sipas tij duhet t’i imponoj një shtet social.
Në këtë kontekst, Koçi tha se nuk i kupton ata që brohorasin “poshtë komunizmi”, pasi sipas tij nuk kemi asnjë element të komunizmit.
I ftuar në nje interviste televizive, Koçi tha: “Kur dëgjoj këta që thonë: ‘Poshtë komunizmi’, më duket një budallallëk aq i madh, se këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke, dhe këta thonë ‘poshtë komunizmi’! Po çfarë komunizmi ka këtu more?! Këtu s’ka pikë komunizmi.
Këtu ka kapitalizëm, një kapitalizëm që ka dalë shpesh jashtë rregullave normale që duhet t’i imponojë një shtet social. Ka nevojë për të bërë ndryshime.
Unë mendoj që ndryshimi duhet të vijë nga qasja politike. Të rrëzohen ato ndryshimet tradhtare të Kushtetutës në 2008, që i propozoi Berisha se donte të kishte pushtet personal më të fortë mbi grupin e tij parlamentar”.
