21 Tetor 2026

E ftuar në një emision televiziv, Zhulali ngriti shqetësimin për sjelljen e policisë ndaj protestuesve dhe vlerësoi punën e gazetarëve në dokumentimin e ngjarjeve.

‘Policët e dinë që janë të monitoruar, e dinë që janë të filmuar dhe janë kaq të egër. Mendo se çfarë bëjnë këta, aty ku nuk ka kamera’, u shpreh Zhulali.

Ajo e cilësoi policinë si ‘bashkëaksionere’ të regjimit të Edi Ramës, duke pretenduar se interesat financiare dhe lidhjet me krimin e organizuar janë ndër arsyet që, sipas saj, e mbajnë atë në mbështetje të pushtetit.

‘Në mënyrë të jashtëligjshme në fakt, sepse gazetarët sot kanë bërë me dije që dhe baza ligjore e atyre vendimeve, dhe në raste se si është vepruar më pas për t’u ekzekutuar, është jo ligjore.

Ka një gjë që do e thoja, që mendoni që këta e dinë që janë gjatë gjithë kohës të monitoruar nga kamerat. Media ka bërë një punë të jashtëzakonshme, sytë e gazetarëve tuaj dhe të tjerëve kanë qenë… në disa situata ka treguar edhe një guxim të pashoq për të mbrojtur ata të rinjtë.

Por këta policë e dinë që janë të monitoruar, e dinë që janë të filmuar dhe janë kaq të egër. Mendo se çfarë bëjnë këta, mendo se çfarë bëjnë këta aty ku nuk ka kamera. Dhe ky është shqetësimi më i madh.

Këta kanë marrë fytyrën e regjimit të Ramës, se nuk janë… këta janë, si të thuash, bashkëaksionerë të këtij regjimi, dhe ai shpërblimi që ai thoshte se do t’ia jepte disa personave, në fakt pjesa më e madhe aty janë bashkëpunëtorë me krimin e organizuar, sepse ne i kemi parë që këta janë bërë shoferë të kokave, të atyre që tregtojnë kokainën, nuk jetojnë ata me atë rrogë.

Kështu që kjo është për të mbrojtur ato transaksionet e veta personale, sepse me humbjen po ashtu të pushtetit bashkë me Edi Ramën, ata e dinë që pjesa më e madhe e tyre po ashtu do përfundojnë në burg si bashkëpunëtorë të krimit.

Se kjo është fytyra e shtetit që Edi Rama ka sot, dhe sot, si të thuash, ka dalë hapur përpara gjithë shqiptarëve. Pra, nuk habitem fare me këto që po bën policia. Ajo që më habit është vetëm ajo mungesa e elementit njerëzor.

Pra, se këta janë baballarë, kanë fëmijët aty, kanë nipër e mbesa, kanë një çun te lagjja se këtu jetojnë, nuk jetojnë në Mars. Mungesa e këtij elementi njerëzor më bën përshtypje.

Unë mendoj që këta janë të lidhur me interesa financiare drejtpërdrejt dhe jetojnë në një botë paralele që nuk ka lidhje me realitetin shqiptar.’, tha nder te tjera Ilda Zhulali.