20 Tetor 2026

Revolta studentore kundër qeverisë po merr përmasa të mëdha, teksa protestës iu bashkuan dje mijëra pedagogë në shenjë solidariteti me studentët dhe kërkesat e tyre.

perplasja-studentet-pedagoget-refuzojne-dialogun (6)

Pedagogët paralajmëruan se do të dalin çdo ditë në shesh, në orën 10:00 deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Lëvizja shënon një zgjerim të protestës, e cila tashmë nuk kufizohet vetëm te zëri i studentëve, por po përfshin edhe përfaqësues të universiteteve, në një përballje të drejtpërdrejtë me qeverinë dhe mënyrën e saj të drejtimit.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi i kërkoi kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen dhe t’i japë zgjidhje politike situatës së krijuar. Sipas tij, kjo qeveri nuk i dëgjon studentët dhe kur nuk dëgjon protestat paqësore do përballesh me të rinj të revoltuar.

“Kjo është një qeveri që nuk dëgjon. Meqë nuk dëgjoi studentët, është logjike që do eskalonte kjo lëvizje. Kur nuk u përgjigjesh protestave paqësore, do presësh protestues të revoltuar. Fatkeqësisht qeveria dhe kryeministri në vend që t’u përgjigjej protestuesve paqësorë, sot ajo iu përgjigj me dhunë. Ajo që është më e keqja është se në kemi parë edhe persona civilë që rrezikojnë jetën e qytetarëve, ne si profesorat jemi të shqetësuar. Brutaliteti ndaj rinisë shqiptare është i papranueshëm. U bëjmë thirrje përfaqësive ndërkombëtare, ambasadave që të hedhin sytë nga Shqipëria dhe nga ky brutalitet”, tha Kovaçi.

Oferta e kryeministrit Edi Rama për dialog u refuzua një ditë më parë nga të rinjte dhe studentet.