Hyrja e Shpelles se Deskut (Dheskut) ku sipas legjendes kane lindur njerez.

– Malesi e Pukes: -Nje eskursion me intersa per trashegimine e etnise tone, por me keto verifikime e shenime mundet te quhet Ekspedite Shkencore Pernjohese.
Nga Jaho Brahaj
– Katundi i Kishes, Berishe-Puke me pasuri arkeologjike, etnogarafi, legjenda e folklor eshte thesar. Kjo nisme ishte e lavderueshme dhe me vlere, por duhet ne te ardhmen nje pune e organizuar dhe programuar.
– Ndjejme kenaqesi e krenari kur shikojme keto vlera, por dhe trishtim qe po na zhduken, harrohen e shkaterrohen, pa perkujdesje e kerkime nga institucionet shkencore e perkujdesje institucionale shteterore.
– Shenim: Foto e pare: Hyrja ne Shpellen e Deskut (Dhe-skute), Skuten e Dheut.
Nga Veshjet e Krahines Berishe
– Me dt 27 Prill 2022 nje grup shokesh e miqesh beme nje vizite me qellimin pernjohes dhe saktesimesh siperfaqesore arkeologjike e monumentesh, te gjendjes e ruajtjes se traditave ne etnografi, folkor, e te menyres se jeteses dhe kultivimit te frutikultures dhe bimeve me varietete te ruajtura dhe kultivuara nga paraardhesit.
– Nga vrojtimi siperfaqesor u verifiku se pari gjendja e shpelles se Deskut. Ne literature njihen dy legjanda-gojdhana se paraardhesit tone e tregojne origjinen tone te lindur nga dheu.
– Ne shekuj (ndoshta ne mijravjecar) ketu eshte trasheguar mendimi e besimi se njerzit kane lindur ketu. Kane dalur nga dheu nga kjo shpelle. Shpella edhe sot ruhet dhe me fanatizem nuk hyhet ne te si e shenjete. Siper siperfaqes (jo tek hyrja) mbi te u gjurmu nje themel me siperfaqe te vogel qe te jep pershtypjen se aty ka qene nje tempull shume i hershem pagan, ndoshta si kujtim dhe ndertim kulti per kete objekt te ruajtur bashke me kuptimin e gojdhane-legjendes.
– Ne mesin e siperfaqes se ketyre themeleve kuadratike te ketij tempulli eshte nje grope e rrethuar me gur ne forme rrethi, ndoshta per rite e ceremoni kushtuar kesaj shpelle te shenjte dhe tempullit. – Banoret tregojne se me vone eshte ndertuar kishe aty, nuk gjetem shenja te gunges ose vendaltarit, megjithse kete e pohojme me rezerva se nuk ishte qellimi dhe as mundesia per sondazh germimi.

Themele Tempulli te hershem

Themele te hershme.

Fragmente muri

– Rreth e qark vendi eshte i mbushur me fragmente dhe trakte muresh ne te thate (pa llaq), por nuk mungojne edhe mure (themele) me llaq gelqereje. Ruhen pak ma nalt rrenojat e kishes se vjeter te Shen Ilias me lartesi nga nje meter deri ne 2 metra, me orientimin gjeografik sipas tradites se krishtere.
– Disa varre te vjetra jane ne degradim nga se jane braktisur, por ketu here pas here ka patur gjetje rasti te objekteve arkeologjike qe sipas tregimeve dhe pershkrimeve te atyre qe i kane pare tregoje se jane nga ato qe perfshihen si Kultura e Komanit.
– Rreth kesaj siperfaqeje me shume se dy hektareshe ka gerryerje nga erozioni, por nuk u arrit qe te behet kqyrje per gjurme objektesh dhe gjetjesh arkeologjike.

Tek Lisi i Lekes

– Disa trakte muresh te bejne te dyshosh se mos kemi patur ne kete truall nje territor te nje komuniteti te rrethuar pra te fortifikuar.
Kete “dyshim” e shton me shume gjurmet e Kulles se Ngujimit” te ciles i ruhen gjurmet e murit e ndertue direkt mbi shkemb , mur me gelqere.
– Po themi me dy fjale dicka per kete terme, sepse vazhdimisht ky term keqperdoret, jo me kuptimin e drejte.
– Nuk jane Kullat e fortifikuara ato qe shpesh ne publicistike ju themi “Kulla Ngujimi”. Kulla e Ngujimit i perket te shkuares, ndoshta me shume se 4 ose 5 shekujsh. Ishte e ndertuar vecmas trojeve te komunitetit me nje siperfaqe jo me shume se tre ose 3.5 m katrore, dhe sherbente per tu strehuar ndonje banor i komunitetit qe akuzohej per disa dite deri sa te kryheshin hetime ose te vendosej per tu bere beja. I ngujuari (i pandehuri) nuk duhej te kryente asnje komunikim me jashte dhe ndalohej rreptesisht afrimi i femrave afer tij. I sherbehej vetem buke, uje dhe ushqim.

Murane ne forme cilindrike ne fungsion altari pagan ne tempullin e lashte

Dod Luli dhe Ingj. Kol Dedaj

– Ne shekujt e fundit, rolin e kesaj Kulle Ngujimi e kryenin ambjentet e brendshme te kishave per kohen deri sa per te akuzuarin (te pandehurin) te mundet te sqarohej ceshtja ose dikush ta merrete “Me ndore”..
– Ky themel (gjurme muri) e kulles se ngujimit tregon se ketu kishim nje komunitet me ndertime edhe sociale e shoqerore, pra me elemente te nje planimetrie te zanafilles se qytezave por te komuniteteve fshatare. Kerkimet e se ardhmes do saktesojne shume elemente.
– Pjesa e rrezikuar nga erozioni eshte e mbrojtur me mure tarracimi te ngritura para shume brezave, tregues qe ato, banoret ishin te vetedishem per pasurine e tyre e te monumentit te kultit dhe me pune komunitare bashkarishte bene ate qe ishte e mundur per ta mbrojtur.
– U qeten disa pjese te pakta qeramike, por fragmente e tani nuk mundet te vleresojme vjetersine tyre.
– Ruhen ne banesa te atyre pak banoreve objekte e mjete pune te punuara sipas tradites, e po ashtu u shenuan dhe ne gjinine e folklorit disa fjale te rralla te dialektit krahinor, legjenda dhe u befasuam se ruheshin Urimet te pa ndryshuara ashtu sin a vine nga shekujt. Ruhej Mokna,(mokrra) ndashta si teknologji mijravjecare per bluarjen e dritherave, etj.
– Ruheshin banesa te pa modifikuara e pershtatura, por me mbrendine e tyre te ruajtur ashtu si ishin para 60-70 vitesh.
Per pemtarine u gezuam qe ruheshin vritete e rrushit te vendit dhe shijuam veren aramatike, te embel dhe te lehte te rrushit te zi, si e quanin; “Rrush Vendi”. E theksojme kete se pothujse ne gjithe territorin e vendit varietet e rrushit kane ndryshuar ne kete dhjetevjecaret e fundit. Mbillnin miser kokerrvogel e qe eshte shume i shijeshem e po ashtu ruhet fara e fasules se vendit, e shijeshme dhe qe zihet per pak kohe.

Kryq druri nga varreza e sotshme e fshatit

– Ne ritin Varrimit vazhdon ceremonia e “Dites se Trete” e cila eshte ceremoni sic na e pershkruan edhe Gjecov-Kryeziu dhe literature te pakten me gati 3000 vite e pa ndryshuar. Ne varrime ishte rralluar vendosja e kryqave te drurit te gdhendur me motive kulti ne varreza, por ruheshin ende disa.
– Te kuptohemi kjo ishte me shume nje eskursion me intersa per trashegimine e etnise tone, por me keto verifikime e shenime mundet me plote gojen te quhet Ekspedite pernjohese. Nje falenderim dhe per banoret mikprites e ne menyre te vecante per Gezim Vaten.

Instrument Muzikor i Lashte i treves se Berishes – Puke

Sheke e punuar me rrathe druri sipas teknikes se hershme. Ruhet ne nje banese ne Berishe.

tokez e brezit te veshjes se Gruas ne Berishe. Ruhej vetem tokeza.

Kale Zjarri-objekt i vatres se Zjarrit, por dhe objekt kulti.

– Rruga e veshtire, shume e veshtire, por nje mahnites dhe eoik, peisazh me Alpet qe te dukej se po i prek me dore, bukurija e Liqenit te Komanit ne luginat poshte, gjeth e lule gjithlloj ngjyrash, e shpeshhere nga gemushat e shkurret ngriheshin Puldushezat (thellezat) e fluturonin lart.
28 Prill 2022

Jaho Brahaj. Rruges per tek monumenti arkeologjik Shpella e Deskut (shpella e Dhe-skut, Skuta e Dheut). 27 Prill 2022. E huazuam nga FB: “Jaho Brahaj”.