Konfirmohet infektimi për herë të dytë me Covid-19 tek disa pacientë

31 janar 2021

Në Klinikën Infektive në QKUK, Kosovë janë paraqitur për trajtim raste që kanë rezultuar për herë të dytë me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije drejtoresha e kësaj Klinike, Lindita Ajazaj-Berisha.

Madje sipas saj, ka pacientë që herën e parë e kanë kaluar lehtë virusin, ndërsa për herë të dytë kanë pas nevojë që të trajtohen në spital.

“Po gjatë këtyre kohëve të fundit kemi pasur edhe raste që na kanë ardhur për herë të dytë me Covid-19 të cilët kanë qenë gjatë muajve të verës të konfirmuar me PCR-pozitiv dhe tani përsëri kanë qenë Covid-19 pozitiv, në mesin e tyre kemi pacientë të cilët në atë kohë nuk kanë pasur manifestime klinike ose kanë pasur manifestime të lehta, ndërsa tani kemi disa prej rasteve që edhe duhet të spitalizohen”, tha ajo.

Nga: 27.al