Alarmi i ekspertëve: Miliarda gjinkalla sy-kuqe gati të dalin nga toka për të pushtuar New York

30 janar  2021

Miliarda gjinkalla me sy të kuqe që kanë kaluar disa vjet duke lulëzuar në nëntokën e New York, do të dalin në sipërfaqe në pranverë për të pushtuar disa zona të qytetit, njoftonin ekspertët vendas, sipas mediave amerikane.

Ekspertët e kanë quajtur “Brood X” koloninë e re me ngjyra të zezë, portokalli e të kuqe, për të cilën thonë se pasi kanë kaluar disa vjet nën tokë, siç zhvillohet normalisht kjo specie, do të dalin në sipërfaqe në maj, në një skenë thuajse biblike.

Insektet me zhurmën karakteristike të pllakave të barkut pritet ta bëjnë këtë kur temperatura e tokës të ngrihet në rreth 18 gradë.

Ata thonë se janë 15 tipe të ndryshme gjinkallash që shfaqen çdo vit në bregun lindor të SHBA.

Herën e fundit që një variant ‘Brood X’ u shfaq ishte në 2004, kryesisht në Long Island pranë New York.

Insektet janë ndryshe nga gjinkallat jeshile që shfaqen çdo vit, shkruan faqja amerikane “Cicada Mania”, e cila i quan ato “insektet më të hatashme të botës”.

Në New York gjinkallat shfaqen kryesisht në parkun e madh qendror Central Park, në Staten Island dhe në Bronx. Ato shfaqen me ngrohjen e tokës në pranverë dhe nuk lëndojnë njerëzit, por shkaktojnë një zhurmë shurdhuese.

Zhurma kolektive që insektet meshkuj bëjnë për të joshur femrat, mund të arrijë në 100 decibel, që është e njëjtë me atë të prodhuar nga motori i një Harley-Davidson.

o.j/dita