Gjenden fije biblike 3000-vjeçare të profetëve të mëdhenj në Izrael

29 janar  2021

Fijet me ngjyrë të purpurt që janë të përshkruara në Bibël dhe të veshura nga mbretërit e Izraelit, përfshirë Davidin dhe Solomonin, u zbuluan në disa pëlhura 3,000 vjeçare në vendin ikonik të Timna në Negev.

Davidi ose Dauti apo Solomoni ose Sulejmani sipas muslimanëve njihen si profetë nga librat e shenjtë të besimeve  monoteiste dhe ky zbulim përbën një ngjarje të rendësishme për të gjitha ata.

Mbreti Solomon ndërtoi një karrocë; e  cila ishte e ndërtuar nga dru i marrë nga Libani. Shtyllat ishin prej argjendi, bazat prej ari, ndërsa pjesa e brendshme ishte e veshur me  ngjyrë të purpurt.

Sipas burimeve të ndryshme, gjithashtu Jezusi  ishte i veshur me të njëjtën ngjyrë. Ngjyra e purpurt-konsiderohej një simbol i elitave në shoqëritë antike në jug të Levantit.

Sipas studiuesve në një intervistë për The Jerusalem Post, ky studim është shumë i rëndësishëm për disa arsye.

Së pari, sendet antike që kanë këtë ngjyrë janë të rralla dhe kjo është hera e parë që zbulojmë të tilla që datojnë që nga epoka e hekurit. ”

“Zbulimi gjithashtu na tregon më shumë për njerëzit që jetonin në Timna, duke na ofruar prova se elita banonte atje”, shtoi njëra prej tyre.

“Ngjyra e purpurt ishte ngjyra më e preferuar  nga elitat. Ndërsa nuk mund të themi se kujt i përkisnin fijet e pëlhurave, një gjë është e sigurt: nëse do të kishim mundur të kishim veshjet e mbretit David ose mbretit Salomon, do të kishim zbuluar rroba me këtë ngjyrë “.

Ngjyra e purpurt është nxjerrë nga molusqet në Detin Mesdhe përmes një procesi shumë të ndërlikuar.

j.l./ dita