“KAYO dhe ortakët e tij biznes me Ramën, s’auditohen”/ Gazetari: E firmosur nga Belinda Balluku

Ardi Veliu
14 Janar 2026
Kompania shtetërore KAYO, e krijuar me qëllimin për të ringjallur industrinë e armatimeve në Shqipëri, është përfshirë në një skandal që ngre dyshime të forta për abuzim me pasuritë publike dhe favorizim të kompanive private.
I ftuar në një emisonin televiziv, gazetari Julian Hoxhaj shprehet se nën drejtimin e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kjo kompani publike po shërben si një mekanizëm për t’u dhënë kompanive private akses në pronat e ushtrisë dhe përfitime financiare, duke shkelur hapur vendimet e vetë qeverisë.
Hoxhaj tregon se sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM), të firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, kompanisë KAYO, i ishte hapur rruga për të krijuar kompani të reja në partneritet me subjekte private. Megjithatë, VKM-ja përcaktonte qartë se kompania shtetërore duhej të zotëronte minimalisht 45% të aksioneve në këto ndërmarrje të përbashkëta, për të garantuar interesin dhe kontrollin e shtetit.
Por, dokumentet, sipas gazetarit, zbulojnë një realitet krejt tjetër. Në të paktën tre kompani të reja të krijuara, ku ndër bashkëpronarët është edhe shtetasi izraelit Ron Yeffet, KAYO zotëron vetëm 20% të aksioneve. Kjo diferencë prej 25% nuk është një gabim teknik, por një lëvizje me pasoja të drejtpërdrejta financiare.
Në praktikë, thekson ndër të tjera Hoxhaj, asete publike me vlerë të pallogaritshme po vihen në dispozicion të bizneseve private për të gjeneruar fitime, ndërkohë që shteti jo vetëm merr një pjesë minimale të përfitimit, por humbet edhe kontrollin. Një shembull tjetër i këtij modeli është rasti i kompanisë Elbit System, së cilës iu dha në përdorim ish-Shkolla e Marinës në Vlorë në këmbim të trajnimit të pilotëve shqiptarë.
Ky model i shkëmbimit të pasurive publike strategjike për shërbime ngre pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e pronës shtetërore. Kjo situatë krijon rrezikun që vendimet të merren në kundërshtim me interesat e sigurisë kombëtare.
Kompania Kayo është krijuar në 2024-ën, në vitin 2024 me qëllim që ose u propagandua nga qeveria shqiptare që ajo do të ringjallë industrinë e vdekur të prodhimit të armatimeve në Shqipëri. Siç dihet, Shqipëria ka pasur një trashëgimi nga e shkuara komuniste, Poliçani, Gramshi e shumë ndërmarrje të tjera ushtarake që prodhonin armatime dhe me këtë qëllim u krijua Kajo. Në krye të saj u vendos ish-kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, një person me precedentë të shumtë të dyshimtë për lidhje me me grupe dhe jo vetëm, por që gjithsesi kjo është një temë tjetër dhe më pas qeveria shqiptare ndërhyn në ligj, me ligjin që krijoi Kajon dhe me anë të disa vendimeve të Këshillit të Ministrave të firmosura nga zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, i hap dritën jeshile kësaj kompanie që të bëhet aksionere me kompani të tjera private.
Pra kompania publike Kajo të bëhet bashkëpronare dhe të themelojë një kompani tjetër private. Dhe sipas VKM-së të qershorit të vitit 2025 përcaktohet se kompania Kajo duhet të ketë minimalisht 45% të aksioneve me një kompani tjetër. Çfarë ka ndodhur? Në të paktën tre raste dhe unë ju kam sjellë këtu disa nëse mundet të na ndihmojë regjia. Për shembull, kompania Kajo është kompani mëmë për të katër për katër kompani dhe dy nga këto kompanitë kanë çuditërisht bashkëpronarë edhe shtetasin izraelit Roni Jefet që unë ju përmenda pak më sipër dhe në të dyja këto kompani dhe në një kompani tjetër që është me një shtetas.
Pra këto janë katër kompanitë, është dokumenti nga Qendra, Open Procurement Albania që ka databazat e e kompanive dhe që tregon që kompania Kajo është kompani mëmë për katër kompani të tjera dhe dy nga këto kompanitë, tre nga këto kompanitë janë kompani ku Kajo, pra Ardi Veliu është me 20% të aksioneve. Pra, është në shkelje të vendimit të Këshillit të Ministrave që ka përcaktuar se kjo kompani duhet të ketë minimalisht 45% të aksioneve. Kjo ka pasoja. Kjo ka pasoja sepse po të ishte lapsus duhet të ishte korrigjuar.
Po kjo ka pasoja financiare sepse kompanitë që janë krijuar nga Kajo dhe operatorët privatë kanë si objekt të tyre tregtimin, prodhimin dhe tregtimin e armëve, që do të thotë, nesër këto kompani do të përfitojnë fitime. Pra, nëse Kajo do të duhet të merrte 45% të fitimit. Tani do t’i marrë zoti Jefet ato. 20 ka humbur automatikisht për shkak të numrit të aksioneve 25% të fitimit. Pra 25% fitimi që duhet t’i shkonte shtetit, do t’u shkojë kompanive private që kanë shumicën e aksioneve.
Ka dhe një element tjetër që është shumë i rëndësishëm. Ka dy, dy elementë po themi të dyshimtë. Sepse, e para, kompania Kajo ka autoritetin dhe ekskluzivitetin për të përdorur sot të gjitha pronat e ushtrisë së bashku me kompanitë partnere. Pra, pronat publike që sot i ka në zotërim ushtria shqiptare, do t’i përdorin pikërisht ortakët e Kajos, kompanitë private dhe nëpërmjet pronave të ushtrisë, ato do të bëjnë biznes. Pra, duke përdorur pronën publike që shteti ua fal këtyre kompanive private, ato do të nxjerrin fitime pa i kthyer shtetit asgjë mbrapsht. Së dyti, rasti i Elbit System ka ardhur në Shqipëri për të sjellë, për të trajnuar në fushën e aviacionit Shqipërinë.
Pra do rikthehem në prezantimin që ka bërë kryeministri Rama, ka thënë që kjo kompani ne do të na ndihmojë që të bëjmë, të trajnojmë pilotë luftarakë, por edhe të aviacionit civil meqë po ndërtohet aeroporti i Vlorës. Duke i dhënë në shkëmbim ish shkollën e Marinës në Vlorë. Pra, trajnimi i pilotëve do të bëhet pikërisht në shkëmbim të dhënies së një prone të ushtrisë shqiptare, siç është shkolla e Marinës.
Pra ky është vetëm njëri nga elementët. Së dyti, që është shumë e rëndësishme dhe kjo është që këto kompani, duke pasur shumicën e aksioneve në një kompani të krijuar me një kompani tjetër siç është Kajo, pra kompani publike, kanë dhe autoritetin e vendimmarrjes, organet drejtuese. Pra, e drejtojnë atë kompani dhe mund të hyjnë në marrëveshje sepse kanë shumicën. Pra, është si me thënë, është një lloj parlamenti aty, ka një bord drejtues, ku shumica e anëtarëve të këtij bordi drejtues janë të, janë pjesë e shumicës së kompanive, pra ata që të aksionerëve dhe ata mund të vendosin edhe në kundërshtim me interesat kombëtare nesër, për shkak sepse kompania Kajo ka pakicën vendimmarrëse në këto kompani.
Aktualisht firmos Ardi Veliu, që është drejtuesi, pra administratori i kompanisë shtetërore Kajo. Sigurisht që është dhe ministri i linjës, që është ministri i Pirro Vëngu, ministri i mbrojtjes, por sigurisht që janë dhe zëvendës kryeministri dhe kryeministri që nxjerrin urdhrat dhe vendimet që duhet t’i zbatojnë pikërisht kjo. Unë po ju them një gjë që është nga përveç se informacioneve që qarkullojnë, ka dhe një fakt publik. Sot ministri i mbrojtjes, pra atë që ju thashë në fillim për shkelje apo prishje të interesave amerikane dhe turke, sot në të dyja shtetet, çuditërisht, ministri jonë i mbrojtjes nuk ka shkelur kurrë.
Dhe të dhënat janë që ai nuk shkel dot kurrë. Unë shpresoj që të dali dhe ta përgënjeshtroj publikisht. Ky është një deduksion i bërë në bazë të këtyre rrethanave dhe këtyre fakteve, por sigurisht edhe nga burime informacioni dhe nga njerëz që e njohin shumë mirë se çfarë po ndodh me pronat e ushtrisë. Pra, qëllimi i Kajos në vetvete nuk është ajo që thuhet, pra të rikthejë dhe të ringjallë industrinë.
Është që pronat e ushtrisë, të cilat një pjesë sot për shkak të këtyre vakumeve ligjore janë nën hetim nga SPAK, është gjetur pikërisht kjo mënyrë që ato t’u jepen njerëzve dhe personave të caktuar, të nxirren në ankande dhe të përdoren nga kompani të treta private dhe fitimet t’u shkojnë në xhep pikërisht kompanive apo njerëzve që kanë lidhje të ngushta me kryeministrin apo me njerëz të tjerë dhe siç e tha edhe zëvendës kryeministri, se dua ta përmend sot, Kajo është një kompani që ka shkelur disa ligje, është një kompani sot që nuk e auditon dot asnjë institucion publik. Kontrolli i lartë i shtetit apo institucione të tjera. Për shkak të mënyrës se si i kanë bërë ligjet kryeministri dhe varësit e tij dhe Kajo sot është një kompani praktikisht që cenon në mënyrë të rëndë interesat e sigurisë kombëtare.
Nga: Gazeta Sot
