“Inshalla nuk vdes pa e parë Berishën lart!” – Demokrati në Fier: – Të rinjtë të na pyesin, u dogjëm nga qulli dhe tani do t’i fryjmë kosit

Kadri Kamberi
23 Maji 2026
Një ndër anëtarët që votoi pro Sali Berishës në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike ishte edhe 82-vjeçari Kadri Kamberi.
Sipas 82-vjeçarit, Berisha është përpjekur gjithë kohës për të mirën e popullit, ndërsa theksoi se do të dëshironte shumë që të mos vdiste pa e parë edhe njëherë kryedemokratin sërish në pushtet.
Ai thotë se të rinjtë duhet t’i pyesin të moshuarit se kush vlen, sepse sipas tij, “u dogjëm nga qulli dhe tani do t’i fryjmë kosit.”
“Erdhi Sali Berisha dhe i thashë vdekja është ligj për të gjithë, por i thashë “ishalla mos vdeksha sa të shoh ty lart”. Jo se kam leverdi nga ai, por di që ai mundohet si më mirë për popullin. Prandaj fjalët e tepërta janë fukallarëk.
Edhe djali im, po të më kuptoni se ku e kam se këta të rinjtë që mundohen si të ditur e të mençëm duhet gjithmonë të pyesin të moshuarit se u dogjëm nga qulli dhe tani do t’i fryjmë kosit. Jam anëtar i kësaj partie.”, u shpreh ai.
