Foto Arkiv

9 Maji 2029

Inceneratorët kanë nxjerrë nga kontrolli kryeministrin Edi Rama.

Gazetarët Neritan Sejamini dhe Fatjona Mejdini në një emision televiziv  i kanë plasur në sy që janë paguar qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve për inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Nga ana tjetër Rama i quajti gjysmën të vërteta dhe folklore faktet për inceneratorët.

Kryeministri i është drejtuar drejtuesit të emisionit Opinion Blendi Fevziu teksa gazetarët e gozhduan për aferën e shekullit me fjalët: Çfarë u ke dhënë për të pirë këtyre Fevzi?

Debati në emisionin Opinion.

Rama: Projekti është i duhuri. Plani është legjitim. Pikërisht pse brenda procesit ka patur individë që ka në nxjerrë përfitimet e tyre është ppjesa ka të bëjë me korrupsionin.

Sejamini:Nuk është hedh asnjë tullë dhe qeveria ka paguar 140 milionë euro. Pse?

Rama: Është gënjeshtër e madhe

Sejamini: Sa ka paguar qeevria? 70? Pse janë paguar pa u vënë asnjë tullë? Ka katër vjet që nuk është vënë asnjë tullë?

Rama: Ky është folklor.

Sejamini: Unë mund ta quaj korrupsion

Rama: Kjo është analizë folklorike e bazuar tek ca fakte gjysmë të vërteta.

Sejamini: Kur i thashë gjysmë të vërtetat

Rama: Nuk është paguar asgjë. Për Tiranën.

Dy të tjerët nuk janë bërë me paratë e shtetit. Janë paguar nga privati. Inceneratori i Elbasanit dhe Fierit janë paguar nga privati dhe shteti në mënyrë periodike ka paguar… Nuk është paguar për incenerator. Është paguar një kontratë për mbetjet.

Sejamini: Kontrata është për ndërtim e incenereatorit

Rama: E lëmë

Sejamini: Jo nuk e lëmë

Rama: Nuk do rri të merrem… Të vërtetat tuaja për inceneratorët është folklore. Nuk është paguar për incenerator.  Është paguar për një partneritet që duhet të fillonte… E di ça investimi është bërë atje

Sejamini: Nuk është bërë asgjë

Rama: Ikën 10 minuta për Shqipërinë 2030 për një turbo folk. Nuk është paguar. Si mund të bëhet një luftë për faktet

Sejamini: Është paguar.Kontrata është për ndërtim koncesioni.

Rama: Do bëjmë emision për zgjedhjet. Kjo është psiqike

Fatjona Mejdini: Ku janë inceneratorët?

Rama: Sinqerisht kjo është kafshëri

Sejamini: Qeverisja është që paratë që merr nga qytetarët t’i investosh jo të vidhen

Fatjona Mejdini: Kjo është gjendja në Sharrë. Nuk trajtohen mbetjet

Rama: U ke dhënë ndonjë gjë për të pirë këtyre Fevzi.